Euroestat publikon raportin mbi cmimin e qirave ne Tirane per 2018
Në krahasim me një vit më parë, çmimet e qirave në Tiranë kanë shënuar rritje. Sipas publikimit të Eurostat (Agjencia Europiane e Statistikave) krahasuar me një vit më parë rritja është e parashtruar në tabelën e mëposhtme:
Viti | APARTAMENT 1+1 | APARTAMENT 2+1 | APARTAMENT 3+1 | VILA |
2017 | 350 Euro | 520 Euro | 670 Euro | 1350 Euro |
2018 | 370 Euro | 540 Euro | 730 Euro | 1400 Euro |
Rritja/Euro | 20 Euro | 20 Euro | 60 Euro | 50 Euro |
Në total, Eurostat përllogarit se çmimet e qirave në raport me një vit më parë u rritën 6%, shifër kjo pothuajse e afërt me inflacionin e Shqipërisë që u publikua nga INSTAT në fillim të vitit 2018. Zonat të cilat janë marrë në shqyrtim për të analizuar rritjen e çmimeve janë zonat elitare për banim në Tiranë, si dhe zonat ku janë të përqëndruara ndërtime të tipit vila. Edhe për këtë vit, Serbia, për nga rajoni është vendi ku qiratë e apartamenteve janë më të larta. Për të njëjtën sipërfaqe, pra për një shtëpi 3+1, me sipërfaqe 110-130 m2, qiraja mesatare në Serbi ishte 1350 euro, kurse në Bosnjë 820 euro. Për shtëpitë 2+1, me sipërfaqe 80-100 m2, Shqipëria dhe Bosnja ka të njëjtin nivel, me një qira mesatare mujore prej 540 eurosh, ndërsa në Serbi 960 euro. Për më shumë detaje referojuni grafikut të mëposhtem: