PSE JANË RRITUR ÇMIMET E APARTAMENTEVE PAS VITIT 2015?

May 11, 2021
0 Comments

Pas vitit 2015 sektori i ndërtimit në Shqipëri dhe sidomos në Tiranë e cila mban peshën kryesore ka pësuar një rritje galopante.

Njëtrajtësisht me ndërtimin vit pas viti po vihet re një rritje e ҫmimeve te ndërtimeve pothuajse në të gjithë teritorin e bashkisë, si për Njësitë, Apartamentet dhe Vilat.

 PO, PSE JANË RRITUR ÇMIMET E APARTAMENTEVE PAS VITIT 2015?

E parë në këndvështrime të ndryshme pas vitit 2015, Bashkia Tiranë hartoi dhe miratoi  Planin  e Përgjithshëm Urbanistik të saj.

Kalimi në një stad tjetër të tij, në një përpjestim të zhdrejtë të intesitetit me koefiҫentin e shfrytëzimit, bëri qartas ndarjen të sipërfaqeve ekzakte që ndërtohen me lartesisinë e kateve mbi tokë.

Nga viti 2010 deri në fillimin e vitit 2016, ne Tiranë ishin të pakta  lejet e ndërtimit , e cila solli rritje të kërkesës për apartamente te reja.

Me ndryshimin e Planit Urbanistik të qytetit u rritën në mënyrë te menjëhershme taksat dhe detyrimet që lindin nga marrja e lejes së ndërtimit.

U kalua nga 4% te totalit të investimit, ne 8%  të tarifës së referencës së zonave Kadastrale te Tiranës ku do të zhvillohej leja.

Qeveria Shqiptare miratoi një ligj te veҫantë i cili për ҫdo ndërtim të ri planifikonte 3% të  tij  si fond social në administrimin e bashkisë.

Po ti shtosh këtyre  shifrave dhe disa taksa te fshehura, si proҫesin e gërmimit, nxjerrjes së inerteve dhe depozitimin në landfille të miratuara, apo dhe taksën e ndikimit në infrastukturë të cilat me përafërsi janë 4%.

Përveҫ problematikës të trojeve të ndërtimit përsa i përket dokumentacionit ligjor i cili në të shumtën e rasteve është evaziv, zgjidhja e tyre ju la ndërtuesve, pronarët e tyre rriten përqindjet sipas zonave, të cilat, për zona të ndryshme arrijnë deri në 50%.

Në të shumtën e rasteve ndërtuesit harxhojnë shuma të konsiderueshme për qiratë e pronarëve të trojeve, deri në mbarimin e projekteve.

Po ashtu legjislacioni i miratuar përsa i përket kateve nëntokë, që në shumicën e rasteve është minimalisht dy kate, ka shtuar koston e përgjithshme të ndërtimit.

Së fundmi jo më pak e rëndësishme, me një sy të thjeshtë shihet që cilësia e ndërtimeve është rritur ndjeshëm, i përafrohet vendeve të tjera perëndimore.

A jane rritur ҫmimet në mbi 30% nga viti 2015%?

Në zona të caktuara periferike mund të themi me plot gojën, po, në zonat elitare dhe të qendrës së Tiranës ndoshta dhe më shumë.

Nëse dëshironi informacione më të detajuara për ҫmimet  e shitjeve në zonën tuaj, kontaktoni Century 21 Metropol ne kanalet zyrtare të saj.

www.century21metropol.com

https://www.facebook.com/c21metropol

https://www.instagram.com/century21metropol/?hl=en

Konsulentet tanë janë njohës të  mirë të zonave, dhe do t’u ndihmojnë per cdo pyetje që mund të keni për pronat tuaja.