NDRYSHIMI I VLERES SE REFERENCES SE PRONES!

August 3, 2023
0 Comments

Qe nga data 1 Gusht 2023  me ane te nje vendimi te miratuar nga Qeveria Shqiptare, cmimet e references ne te gjithe Shqiperine, por me efekt me te ndjeshem ne Tirane dhe zonat perreth kane pesuar ndryshime duke u rritur ne vlera.

Kjo rritje eshte e konsiderueshme per zona te ndryshme te kryeqytetit dhe varion nga 4% deri ne mbi  50%.

Kjo rritje ne vlera sjell metodologji tjeter te pageses prej 15% te tatimit te fitimit te shitjes se Pasurive te Paluajtshme nga njera ane dhe rritje te takses se nderteses, takse e cila shkon per Bashkite perkatese dhe qe qytetaret e paguajne ne faturen e ujit.

Me poshte do tu japim dy shembuj  te perllogaritjes se dy taksave te siper permendura:

1. TATIMI 15% SHITJE PASURIE E PALUJATSHME.

PARA DATES 1 GUSHT 2023.

Zona qe po merret si shembull jane PALLATET SHALLVARE BASHKIA TIRANE, pasi Century 21 Metropol ndodhet ne kete adrese!

Para dates 1 Gusht cmimi i references per meter katror ishte 145000 leke

Per apartament me siperfaqe 60 m2 cmimi i shitjes ne referece ishte 8.700.000 leke.

Nga vlera e siperpermendur zbritej vlera fillestare e prones qe per efekt llogaritje eshte 6.000.000   leke.

Diferenca e shumave perben  vleren qe tatohet me 15%

PAS DATES 1 GUSHT 2023.

Me rritjen e references se prones ne te njejten zone tani cmimi I llogaritjes se vleres se references ndryshon nga 145000 ne 192.800 leke

Tani llogaritja eshte e tille:

Per apartamentin me siperfaqe 60 m2 vlera e refereces eshte 11.568.000 leke

Per efekt llogaritje takse vlera fillesatare e prones eshte e pandryshueshme 6.000.000 leke

Diferenca e shumave perben vleren qe tatohet me  15%.

TABELA E CMIMEVE TE SHITJES SE NDERTESAVE PER TIRANEN SIPAS ZONAVE.

 

BASHKIA TIRANE ZONA LEKE/M2  ISHTE LEKE/M2 TANI RRITJE
1/1 97.700 102.800   5100 LEKE
1/2 78.000 97.200 19200 LEKE
2/1 187.000 202.400 15400 LEKE
2/2 134.500 148.400 13900 LEKE
2/3 95.000 110.600 15600 LEKE
2/4 110.000 120.300 10300 LEKE
2/5 80.000 85.700   5700 LEKE
3/1 77.000 98.500 21500 LEKE
3/2 60.000 86.300 26300 LEKE
4/1 70.000 95.900 25900 LEKE
4/2 60.000 95.300 35300 LEKE
5/1 190.000 228.400 38400 LEKE
5/2 132.000 175.800 43800 LEKE
5/3 107.000 164.800 57800 LEKE
5/4 82.000 117.800 35800 LEKE
6 65.000 81.700 16700 LEKE
7/1 120.000 159.100 39100 LEKE
7/2 100.000 123.400 23400 LEKE
7/3 85.000 124.500 39500 LEKE
7/4 65.000 114.300 49300 LEKE
8/1 110.000 145.650 35650 LEKE
8/2 100.000 156.700 56700 LEKE
8/3 72.000 89.900 17900 LEKE
9/1 130.000 163.600 33600 LEKE
9/2 100.000 135.800 35800 LEKE
9/3 77.000 113.850 36850 LEKE
10/1 145.000 192.800 47800 LEKE
10/2 139.500 178.300 38800 LEKE
10/3 102.000 121.200 19200 LEKE
11/1 87.000 113.000 26000 LEKE
11/2 75.000 103.500 28500 LEKE
11/3 70.000 93.600 23600 LEKE
NJA BALDUSHK 32.000 32.000        –
NJA BERZHITE 34.000 34.000        –
NJA DAJT 53.500 75.500 22000 LEKE
NJA FARKE 66.900 115.200 48300 LEKE
NJA KASHAR 53.500 69.000 15500 LEKE
NJA PETRELE 53.500 85.800 32300 LEKE
NJA PEZE 53.500 85.800 32300 LEKE
NJA SHENGJERGJ 23.000 23.000         –
NJA KERRABE 28.200 28.200         –
NJA NDROQ 34.000 34.000         –
NJA VAQARR 34.000 34.000         –
NJA ZALL-BASTAR 25.000 25.000         –
NJA ZALL-HERR 28.200 28.200         –

 

2.TAKSA E NDERTESES E CILA PER QYTETARET PAGUHET BASHKE ME FATUREN E UJIT.

Metodologjia eshte e njejte sipas legjislacionit ne fuqi.

Para dates 1 Gusht ishte 0.003% e references se zones se sipermendur pra 145000 leke.

Vlera e perfituar nga nje apartament me siperfaqe 60 m2 eshte tarife qe ju vjen ne faturen e permuajshme te ujit si takse ndertese.

Pas dates 1 Gusht perllogaritja eshte e njejte, por me vleren e re te references prej 192.800 leke.

Vlera e perfituar nga nje apartament me siperfaqe 60 m2 eshte tarife qe ju vjen ne faturen e permuajshme te ujit si takse ndertese.

Kerkoni informacion te detajuar per vlerat e references ne zonen tuaj?

Kontaktoni Century 21 Metropol nepermjet kanaleve  zyrtare te komunikimit:

Tel : +355672040495

Email: info@c21metropol.al

Facebook: https://www.facebook.com/c21metropol

Instagram: https://www.instagram.com/century21metropol/

Ose vizitoni zyrat tona ne adresen: Rruga Ibrahim Rrugova, Pallati Shallvare, Hyrja 1, APartamenti 42, Tirane!