PROJEKTLIGJI PER NDRYSHIMIN E KATEGORISE SE TOKES
Qeveria ka kaluar per shqyrtim ne kuvend Projekligjin me ndryshimet per kategorite e tokes ku një vëmendje e madhe i është kushtuar pikërisht procedurave për ndryshimin e shpejte te destinacionit të tokës per ndertim .
Gjate aplikimit për leje ndërtimi, ne shume raste është konstatuar se sipërfaqet, në të cilat kërkohet të ndërtohet, nuk gëzojnë statusin “truall”. Në këto raste zbatohen procedurat sipas legjislacionit të posaçëm për ndryshimin e statusit të saj.
Këto procedura, thjesht formale, zgjasin në kohë, duke krijuar mospërputhje me afatet e shqyrtimit e të miratimit të lejeve, si dhe vonesa për aplikuesit. Ndërkohë, shumë prej këtyre aplikimeve u referohen sipërfaqeve, zonave ne te cilat ato ndodhen, ku ne planin urbanistik jane konsideuar si zona ku lejohet ndertimi dhe , ku parashikohen zhvillime, pavarësisht kategorizimit të tokës.
Zgjidhja ka ardhur nga ky projektligj qe sugjeron që të parashikohet ndryshimi automatikisht i kategorive të tokës në momentin kur pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës paraqitet nje aplikim I tille duke kursyer kohe dhe procedura te njepasnjeshme.
Nese po kerkoni nje prone per te blere,
Nese kerkoni te shisni nje prone, klikoni ne:
dhe do te gjeni informacionin e nevojshem.