PROJEKTLIGJI PER NDRYSHIMIN E KATEGORISE SE TOKES

September 19, 2020
0 Comments

Qeveria ka kaluar per shqyrtim ne kuvend Projekligjin me ndryshimet per kategorite e tokes  ku një vëmendje e madhe i është kushtuar pikërisht procedurave për ndryshimin e shpejte te destinacionit  të tokës per ndertim .

Gjate aplikimit  për leje ndërtimi, ne shume raste është konstatuar se sipërfaqet, në të cilat kërkohet të ndërtohet, nuk gëzojnë statusin “truall”. Në këto raste zbatohen procedurat sipas legjislacionit të posaçëm për ndryshimin e statusit të saj. 

Këto procedura, thjesht formale, zgjasin në kohë, duke krijuar mospërputhje me afatet e shqyrtimit e të miratimit të lejeve, si dhe vonesa për aplikuesit. Ndërkohë, shumë prej këtyre aplikimeve u referohen sipërfaqeve, zonave ne te cilat ato ndodhen, ku ne planin urbanistik  jane konsideuar si zona  ku lejohet ndertimi dhe , ku parashikohen zhvillime, pavarësisht kategorizimit të tokës.

Zgjidhja ka ardhur nga ky  projektligj qe sugjeron  që të parashikohet ndryshimi automatikisht i kategorive të tokës në momentin kur  pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës  paraqitet nje aplikim I tille duke kursyer kohe dhe procedura te njepasnjeshme.

Nese po kerkoni nje prone per te blere,

Nese kerkoni te shisni nje prone, klikoni ne:

www.century21metropol.com

dhe do te gjeni informacionin e nevojshem.