Disa këshilla si të fitosh dhe krijosh marrëdhënie me klientët!

September 15, 2020
0 Comments
realestate

BËHU EKSPERT I ZONËS

Pasuritë e paluajtshme janë biznes i bazuar në marrëdhënie dhe ajo asnjëherë nuk përfundon kur transaksioni përfundon.

Një rëndësi të madhe duhet tu kushtohet atyre dhe pasi ata të kenë blerë apo marrë me qira pronën e ëndrrave. Mbajtja e marrëdhënieve me ta sjell mundësi referimi dhe transaksione në vazhdimësi.

  • BËHUNI AGJENT I ZONËS TUAJ

Nëpërmjet prospektit të vazhdueshëm aty, ju duhet të njihni gjithcka ndodh në zonë, të dini konkurencën.

Ju duhet të keni një data bazë të gjithë bizneseve, zyrave, klinikave njësive rezidenciale etj dhe herë pas here duhet ti ngacmoni ata me prona të reja të aferta me pronën e tyre. “Është e konfirmuar që shumica e transaksioneve të shitjeve dhe të qirave që ndodhin në zonën tuaj gjeografike, blerësit ose qiramarrësit janë në shumicën e rasteve brënda saj.

NDËRTONI MARRËDHËNIE SOLIDE

  • Është e domosdoshme dhe duhet të punoni përditë që klientet tuaj të dinë se jeni I besuari I tyre, do të punoni jashtëzakonisht shumë për ta. Është shumë e rëndësishme që ju te ruani privatësine e tyre. Është shumë e rëndësishme që të ndërtojmë maredhenie të qëndrueshme dhe sa më afatagjata.
  • Asnjeherë kjo nuk realizohet me një të rënë të shkopit por duhet kohë që ajo të konsolidohet. Bëhuni miq me ta në rrjetet sociale, pasi është një mundësi e mirë për ti ndjekur. Rikujtojini për ditët e rëndësishme të jetës së tyre, ditelindjet festat etj. Cdo gjë që ata i bën të ndihen mirë, krijon mundësi për një marrëdhenie sa me afatgjatë.
  • Të qënit pjesë e Century 21 Metropol është mundësi e shtuar  për një prezantim shumë të mire. Vizioni ynë për këtë treg është që ti dedikohemi cilësisë dhe shërbimit, dhe në një kohë të shkurtër të bëhemi lider në këtë fushë.

Klikoni në:

www.century21metropol.com

Përgjegjësia Sociale është dicka që cdo  njëri nga ne duhet të promovojë në vazhdimësi.

NE JEMI KETU PËR TJU NDIHMUAR!