Procesi i Blerjes Së Një Prone Me Kredi!
Edhe pse Banka e Shqipërise ka ulur normën e Interesit në maksimumin e mundshëm historik, përsëri bankat kanë rritur lupën dhe janë të kujdesshme për kreditë që po japin në vazhdimësi.
Edhe pse për Korrikun ka pasur rritje të procesit të kreditimit përsëri jemi larg pritshmërive ose dhe të dhënave të një viti më parë.
Procesi i blerjes së shtëpisë mund të ndjehet si një cikël i pafundëm. Ka shume diskutime midis blerësit, shitësit dhe huadhënësit, në këtë rast Banka.
Sa më shumë diskutime të ketë, aq më pak ka të ngjarë që dikush të mbërthehet nga një nocion, mos kam bëre një marrëveshje të keqe.
Një nga këto hapa të mundimshëm, por të domosdoshëm përfundimtar është vlerësimi i shtëpisë, që për palët në transaksion dhe agjentët menaxhues të pronës është një sfidë e madhe
Shpesh Agjentët Imobiliarë gjenden para presionit të mirefilltë që cmimi që ata kanë listuar pronën është shumë më i lartë sesa vlerësuesit e Bankave vleresojnë një shtëpi, apartament apo në pergjithësi prona të patundshme.
Para së gjithash, çfarë është një vlerësim dhe çfarë përfshin ai?
Vlerësimi i shtëpisë është nje proces që iniciohet nga Banka me të cilën blerësi ka një marëveshje, me qëllimin e vetëm finacimin e blerjes së pronës.
Në përgjithësi Vlerësuesi edhe pse paguhet nga Blerësi, në këtë rast, është thirrur nga banka për të mbrojtur interesat e kësaj të fundit.
Ne fakt ata do të kërkojnë një vlerësim për të konfirmuar vlerën e vërtetë, të paanshme të shtëpisë. Në këtë mënyrë, ata e dinë saktësisht sa vlen kjo shtepi dhe sa eshte kolaterali që banka do të llogarisë për këtë shtëpi.
Po, si vlerësuesit vijnë me këtë “vlerë të vërtetë? Një vlerësues viziton shtëpinë dhe përcakton vlerën e tij bazuar në faktorë si gjendja e tij (a është shtëpia e sigurt për të jetuar?), Planimetria, është rinovuar ose ka ndonjë veçori unike . Vlerësuesi do të shikojë gjithashtu se si përdoret hapësira, dhe sasinë e dhomave të gjumit, banjot dhe madhësitë e tyre dhe nëse shtëpia ofron çdo shërbim. Shërbimet e mëdha, të tilla si ngrohja, sistemi hidraulik, dhe elektrik, do të hetohen gjithashtu.
Një gjë shumë e rëndësishme që vlerësuesit hetojnë është dokumentacioni hipotekor dhe origjina e pronës. Në shumicën e rasteve pronar të vertete, të ben origjina e pronës dhe jo dokumenti hipotekor.
Faktorët e jashtëm konsiderohen gjithashtu. Vlerësuesit do të shikojnë zonën përreth të shtëpisë nëse është në një mjedis urban, periferik ose rural dhe klasifikimin e zonimit të saj.
Duhet të keni parasysh si blerës që bankat asnjëherë nuk disbursojnë 100% të vlerës së vlerësimit të shtëpisë.
Normalisht në Shqipëri këto shifra arrijnë nga 70-90% të vlerës së vlerësimit të shtëpisë nga Vlerësuesi
Vlerësuesi do të peshojë gjithashtu tregun aktual të pasurive të patundshme. Sipas çmimeve të pronave të afërta, të krahasueshme, të shitura kohët e fundit përdoren gjithashtu në vlerësime.
Agjentët Imobiliarë në këtë rast kanë informacion shumë më të detajuar se vlerësuesit e pronave për trendin e cmimeve në vitin e fundit, sa janë shitur në muajin e fundit etj.
Ky informacion real që ata kanë, bie ndesh me manualet e vlerësuesve përsa i përket cmimit të shitjes ne zona. Ky manual mbi të cilin ata punojnë nuk është I update-uar në kohë me cmimet reale të shitjeve.
Ja pse duhet të drejtoheni në www.century21metropol.com për të rejat më të fundit se cfarë ndodh në Real Estate në Shqipëri.
Pas shqyrtimit, vlerësuesi do të përfundojë një raport. Formulari shkon drejtpërdrejt nga vlerësuesi tek Banka.
Edhe pala e interesuar Blerësi do të ketë një kopje të këtij vlerësimi
Kush paguan për vlerësimin e shtëpisë?
Zakonisht, banka do tua faturojë ju si blerës në kostot totale të kredisë
Vlerësimet zakonisht kushtojnë midis 100 dhe 150 euro.
Ne shumicën e rasteve ka një mospërputhje të cmimit të shitjes dhe vlerësimit që Vlerësuesi për llogari të Bankës ka nxjerrë në këtë raport.
Ky eshte momenti më i veshtirë me të cilën një Konsulent Imobiliar ndodhet gjë që mund të cojë në prishjen e transaksionit.
Ai është nën presionin e shitësit I cili ka cmim më të lartë shitje, atë të tregut dhe blerësit që edhe pse ka një njohuri të tregut pasi ka vizituar shumë shtëpi në zonë, ka para tij një raport që nuk I plotëson kolateralin për ta bërë të tijën këtë pronë.
Nëse jeni duke kërkuar një pronë në Tiranë dhe kudo në Shqipëri vizitoni www.century21metropol.com dhe lini nje takim me agjentët tanë https://century21metropol.com/agjentet/ për ta bërë këtë proces sa me të lehtë dhe te kurseni Kohën tuaj.
Natyrisht pasi ne të kemi krijuar gjithë kushtet e nevojshme në këtë proces dhe ju të keni marrë aprovimin e bankës duhet të keni parasysh pagesat në total që duhet të paguani deri në momentin fundor blerjen e shtepisë https://century21metropol.com/agjentet/
Më poshtë një tabelë orientuese për pagesat që ju duhet të beni:
Në këtë tabelë për efekt llogaritje ne kemi vendosur një cmim blerje për një apartament me vlerë 70 mijë euro
Vlera ne Lekë 8.715.000 lekë
Nr | Shërbimi | Vlera /Leke | Shënime |
1 | Kartelë dhe hartë Prone | 2700 | Momenti kur banka vendos te pranojë aplikimin tuaj |
2 | Vlerësim Prone | 15000 | Vlerësuesi kontraktohet nga banka por paguhet nga ju.. |
3 | Kontratë shitje me kusht | 40000 | Kjo pagesë është pagesë noteri dhe llogaritet nga ai bashke me tvsh . |
4 | Kontratë kredie me bankën | 9200 | Noteri është kontraktues I bankës por e paguani ju |
5 | Kontratë Bllokimi Hipoteke | 26000 | Kjë është pagesë që bëhet në ZRVPP si bllokim i pronës nga banka. |
6 | Sigurim pronë dhe jete | 19000 | Kjo vlerë ndahet në 12 muajt e vitit dhe paguhet në këstin e kredisë. |
7 | Regjistrim pronës në ZRVPP | 7500 | Certifikata del në emrin tuaj por e bllokuar nga banka dhe shitësi. |
8 | Kartelë dhe Hartë pasurie | 2700 | Në këtë moment kartela është e bllokuar në emer të shitësit dhe Bankës.. |
9 | Deklaratë Noteriale e shitësit që është likujduar në total | 2600 | Në këtë moment kur banka ka bërë likujdimin e kredisë dhe noteri ia ka kaluar shitësit ai lëshon një deklaratë me të cilën heq dorë nga bllokimi. |
10 | Kartelë dhe hartë pasurie | 2700 | Pasuria rri e bllokuar në emer të bankës deri në shlyerjen e kredisë. |
Totali | 127400 leke | Kjo vlerë është llogaritur në përafërsi. |
- Për Nr 5 në tabelë , kontrata e bllokimit për vlerën deri në vlere 10 mln lekë të reja, vlera e paguar është 16000 lekë, kurse mbi këtë vlerë vlera është 26000 lekë. (Cmimet në tabelë janë marrë me përafërsi)
Prona juaj merr vlerë në Century 21 Metropol. Listoni pronen tuaj me ne në: https://century21metropol.com/listo/