A DO TË NDRYSHOJË TREGU I PASURIVE TË PALUAJTSHME NË SHQIPËRI?

August 11, 2020
0 Comments

Tregu i pasurive të patundshme në Tirane dhe ne Shqipëri, po ngrihet ngadalë pas mbylljes së detyruar të shkaktuar nga pandemia. Kufizimet e vendosura nga 12 Mars deri ne fillim te Majit, ulën kërkesën për prona me qira dhe shumë më shumë për blerje në treg.

Në këtë kontekst të kufizimeve shëndetësore dhe ekonomike, kërkesa për pasuri të paluajtshme është kontraktuar edhe për shkak të humbjeve të vendeve të punës, të ardhurave nga njëra anë, pasigurisë që varet nga pasojat dhe përfundimi i kësaj krize, nga ana tjetër.

Kjo situatë e paparë shkaktoi një rënie të shitjeve në mbi 50% muajt e fundit në të gjithë sektorët e pasurive të patundshme (rezidenciale, tregtare dhe industriale), duke i dhënë fund një situate të qëndrueshme që kishte mbizotëruar më parë.

Po cfarë u vu re ne ditët e para të pas Pandemisë.

Ne Pronat Residenciale u vu re një shtim i madh i pronave me qira.

Së pari, shumica e qiramarrësve te këtij sektori, i lidhur ngushtë dhe me pasigurinë e vendeve të punës filluan të shihnin apartamente më ekonomike dhe në njefarë menyre filluan te drejtohen drejt kësaj kategorie.

Së dyti, një pjesë e madhe e studentëve të huaj dhe punonjësve që punojnë e banojnë në Shqipëri, për shkak të masave kufizuese u larguan ne vendet e tyre të banimit.

Së treti,një pjesë shumë e madhe e apartamenteve që përdoreshin për turizëm, dolen ne treg per qira.

Ne total të gjitha këto situata sollën rritje te ofertës në treg, por pak kerkesë. Kjo solli ulje të qirave ne treg me mbi 20% te cmimit.

Në fakt lidhur ngushtë dhe me pasigurinë që ndihej kudo ra pothuajse fare kërkesa për blerje apartamentesh dhe shumica e kërkesave u orientua drejt:

  • Rezidencave me vila dhe privatesi në periferi te Tiranes.
  • Rezidencave në bregdet dhe apartamenteve atje pothuajse në te gjithë Shqipërinë.

Në të vërtetë dhe pse Banka e Shqiperisë ka ulur normën e interesit në minimumin e mundshëm shumica e blerësve që kanë pasur kredi dhe po hasin vështiresi në pagesa kanë nxjerrë në treg keto pasuri. Agjentët e kredisë në Bankat e Nivelit të Dytë e pranojnë këtë gjë.

Hidhini nje sy portofolit te pronave per Shitje dhe Qira:

www.century21metropol.com

Pronat komerciale kane pasur rënien më te madhe te kohëve të fundit. Shumë biznese janë mbyllur këto muaj ose kanë shkurtuar punojësit dhe sipas INSTAT dhe Bankës se Shqiperisë, nga 70-100 mije persona kane humbur ose do humbin vendet e punes.

Në rrugët kryesore të Tiranës sheh biznese që kanë mbyllur aktivitetet e tyre. Nga qendra në periferi cmimet e tyre kanë rënë në mbi 20%.

E kundërta ndodh me Zyrat per te cilat ka kerkesa pasi hapësirat  duhet te jenë më të mëdha këto kohë.

 A po rindizet Tregu i Pasurive të Patundshme?

Pas masave të kontrollit të lëshuara nga shëndetësia publike, lojtarët e tregut të pasurive të patundshme, ata që kërkojnë këtë gjë, okazione,  janë hedhur në “Sulm” dhe po shohin pasuri që janë nën cmimin e tregut dhe po i blejnë për ti rishitur ne një moment të dytë.

Sipas Century 21 Albania Qershori dhe Korriku ka rindezur dhe njëhere motorët e kësaj industrie dhe sipas tyre jemi pothuajse ne te njëjtin ritem si ne 2019 shifer kjo shpresë dhënëse.

https://www.century21albania.com/office/century%2021%20metropol.html

Po ashtu sipas një statistike te nxjerrë nga Banka e Shqipërise, kreditë per shtëpi janë rigjeneruar nga Bankat e Nivelit te Dytë në muajin Korrik.

Sipas Bashkisë së Tiranës dhe KKT “Këshilli Kombëtar I Territorit” institucionet kryesore ku merren indikacione për lejet e reja ndërtimore ka një tendencë rritje të lejeve në bregdet për rezidenca dhe hotele me 5 yje dhe po ashtu një rritje për ndërtime të reja ne zonën e Tiranës në rezidenca, pallate dhe  hotele.

Jemi pothuajse 35% me shume leje se ne 2019.

Tendencat afatgjata

Shihet qartë se normat e interesit aktualisht janë shumë të ulëta.

A është kjo e mjaftueshme për të qenë pronar i një shtëpie?

A do të ndikojnë provizorisht kreditë e buta në rivitalizimin e këtij tregu në Tiranë dhe më gjerë?

Mbetet për të pare nëse Shtatori do të sjellë optimizëm në këtë fushë apo do të rifutemi në një vorbull të rrezikshme të rënies së kërkesës për Pasuri të Paluajtshme.

Klikoni ne www.century21metropol.com/blog  per tu njohur me të rejat më të fundit të kesaj industrie dhe www.century21metropol.com për pronat më të reja në treg.

Ne jemi te “DEDIKUAR NDAJ CILESISE DHE SHERBIMIT”

Nëse doni ti bashkoheni një stafi kreativ dhe dinamik aplikoni në: