Lexo rreth Century 21 Metropol

Century 21 Metropol është pjesë e rrjetit franchise të Century 21 Albania, lider në Shërbime Imobiliare në Shqipëri

Që në fillimet e veta Century 21 Metropol rritet dhe punon me profesionalizëm, përkushtim për shërbime cilësore ndaj klientëve.Falë experiencës mbi 10 vjecare të drejtuesve,në Shqipëri dhe Amerikë në ketë Industri, synimi ynë është të rrisim nivelin e shërbimit për klientët tanë aktualë të cilët na besojnë pasuritë e paluajtshme dhe të atyre që në të ardhmen do të kenë nevojë për një shërbim te tille në Tiranë e kudo në Shqipëri.

Nëpërmjet një Analize të Detajuar dhe të Krahasuar të Tregut,cdo individi apo kompanie që kërkon shërbimet e Century 21 Metropol, i krijohet një mundësi me e mirë investimi në këte treg atraktiv qe zhvillohet cdo ditë. Agjentët tanë, nëpërmjet trajnimeve të vazhdueshme dhe profesionale, janë njohës shumë të mirë të zonave të kryeqytetit dhe te Shqipërise,tendencës së tregut, planeve afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata të zhvillimeve dhe studimeve urbanistike,që janë miratuar dhe priten të miratohen në Shqipëri.

Po ashtu i gjithë Stafi i Century 21 Metropol është njohës i mirë i legjislacionit ligjor që ka lidhje me pronat residenciale, komerciale, trojeve dhe problematikave të tyre. Blerës të parë, apo ata qe kërkojne shtëpi të dytë, investim dhe më gjerë, Century 21 Metropol ju ofron sherbimin me cilesor ne treg dhe synon te jete zyra me e mirë e Ekspertëve Imobiliarë ne vend!

0
Klientët tanë
$ 0 Billion
Shitje

Pse të bashkëpunosh me ne?

Ne ofrojmë zgjidhje për çdo problem që mund të keni.

Century 21 Metropol mundëson shërbime profesionale:

  • Shitje,Blerje, Qiradhënie, Qiramarrje, të pasurive të paluajtshme 
  • Menaxhim Pronash 
  • Asistencë Ligjore dhe Dokumentacioni 
  • Asistencë Financiare 
  • Investim ne Pasuri  Paluajtshme 
  • Marketim  targetuar dhe Profesional 
  • Këshillim Profesional 

Cdo klient që zgjedh bashkëpunimin me ne këshillohet në menyre të vazhdueshme hap pas hapi në blerje, shitje, qira,kreditim dhe menaxhim të cdo lloj prone.
Stafi ynë rritet cdo ditë, duke krijuar kontakte me shumë individë, institucione Shqiptare dhe të huaja,biznese private,të cilet I keshillojmë dhe asistojmë në cdo kohë dhe sa herë kanë nevoja Imobiliare.

Century 21 Metropol po vendos marrëdhenie afatgjata me të gjitha institucionet vendase dhe te huaja, NGO Shqiptare dhe të huaja, Perfaqësi Diplomatike të atashuara ne vend, Banka të Nivelit të Dytë etj, duke synuar që të kthehet ne një pikë referimi per to dhe cdo lloj shërbimi Imobiliar për të cilat do të kenë nevojë në të ardhmen!

Vlerësime

Çfarë thonë klientët tanë për ne.

Na Kontaktoni

Bëhu Agjent Imobiliar.

Bëhu zot i fatit tënd